Ballina Kosovë Vetëvendosje merr edhe mandatin e 50-të, vijon numërimi i votave

Vetëvendosje merr edhe mandatin e 50-të, vijon numërimi i votave

78
0

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe ulësen e 50-të në Kuvendin e Kosovës, teksa numërimi i votave po vazhdon.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani janë numëruar 2,458 nga 2,691 vendvotime, ku përfshihen edhe ato në përfaqësi diplomatike.

Vetëvendosje ka kaluar mbi 300 mijë vota apo 43.65%. Ka 50 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës tani ka 23 ulëse, një më pak se kur kishte në rezultatet paraprake.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të ketë 19 ulëse, një më pak se në rezultatet preliminare, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tetë ulëse.

Në përfaqësi diplomatike janë numëruar 33 nga 47 vendvotimet.