Ballina Politika Rama në dëshpërim të thellë, kërkon simpatinë e fansave të Ylli Limanit,...

Rama në dëshpërim të thellë, kërkon simpatinë e fansave të Ylli Limanit, protestuesit i krahason me fashistët dhe…

95
0

Pasi fansat e këngëtrit të njohur, Ylli Limani, kanë brohoritur mbrëmjen e djeshme në concert, “Rama jepe dorëheqjen”, ky i fundit ka reaguar sot në një dëshpërim të thëllë pasi pakënaqësia dhe kërkesa për dorëhetjen e tij po oshëtin në çdo sheh e mexhlis ku mblidhen shqiptarë bashkë, duke tentuar të marrë në mbrojtje këngëtarin, i cili nuk ka asnjë reagim se është fyer apo kërcënuar online, Rama tregon dëshpërimin e një kryeministri të refuzuar nga çdo shqiptar, i madh e i vogël.

Ai ka zgjedhur të hyjë në debate adoleshentësh për të shfryrë dëshpërimin e tij dhe urrejtjen ndaj rinisë që është derdhur shesheve të Shqipërisë dhe gjithë botës me thirrjet, “Rama jepe dorëheqjen…”

Në reagimin e tij sa një çarçaf të gjatë në rrjetet sociale, Rama e paraqet këtë fenomen si pjesë të një klime më të gjerë intolerance që, sipas tij, po shoqëron protestën qytetare.

Në argumentimin e tij, kreu i qeverisë shkon edhe më tej, duke sjellë shembuj nga Italia fashiste, Gjermania naziste dhe organizata ekstremiste greke Agimi i Artë, një krahasim kriminal dhe i qëllimshëm i Ramës për të fyer e intimiduar protestuesit.

Ta krahasosh protestuesit më qytetarë dhe më paqësorë që ka parë ndonjëherë Shqipëria, vetëm Edi Rama, një njëri i dëshpëruar thëllësisht dhe parrugëdalje mund të bëjë.