Në Tiranë po mbahet protesta e 16-të për kundërshtimin e investimit në Zvërnec të Vlorës.
Protestuesit u mblodhën si zakonisht në sheshin ‘Skënderbej’ në kryeqytet dhe kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Pas bllokimin të Rinasit një ditë më parë, 3 persona janë deklaruar si nismëtarë të protestës, të njohur edhe nga policia.
Për të shmangur ngjarjen e mbrëmjes së shkuar, është vendosur që ata të udhëheqin edhe marshimet duke përdorur si pikë referimi një pankartë për studentët. Sipas tyre, nuk kanë asnjë qëllim për të bllokuar rrugën drejt aeroportit.
Tashmë, marshimet nuk do të jenë më jashtë Unazës së Madhe.
Protesta që nisi për kundërshtimin e investimit në Zvërnec, tani ka marrë një tjetër trajektore, ku kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe i gjithë klasës politike.
Thirrjet ‘Rama në burg, Berisha në burg’ kanë dominuar në retorikën e qytetarëve, gjatë protestave të këtyre ditëve.







