Ballina Kronika Aksident i rëndë në Krujë/ Përplasen dy automjete, niset drejt Traumës një...

Aksident i rëndë në Krujë/ Përplasen dy automjete, niset drejt Traumës një person

55
0

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Mazhe të Krujës.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e përplasjes, kanë përfunduar jashtë rruge.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një grua, e cila është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.