Ballina Politika Petrit Vasili, ministri që ka firmosur kontratën e blerjes së stacionit sterilizimit...

Petrit Vasili, ministri që ka firmosur kontratën e blerjes së stacionit sterilizimit që nuk punoi kurrë. A nuk është konflikt interesi në atë komision?

22
0

Petrit Vasili është bërë ministër shëndetësie në vjeshtën e vitit 2010, kur Ministria e Shëndetësisë nënshkroi kontratën për blerjen e një stacioni për sterilizimin që do   të vendosej në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.
Stacioni u ble dhe për gjithë kohën që Vasili ishte ministër e më pas, deri më 2014, nuk punoi asnjë ditë, duke shkaktuar probleme të rënda në sistemin shëndetësor rritjen e infektimeve dhe rrezikimin e mbylljes së sallave të operacioneve sipas vet shkresave të ministrit pasardhës të tij nga PD.
Sot ai është në Komisionin Hetimor për shëndetësinë dhe thotë se deputeti socialistë Ndreca është në konflikt interesi se ka qenë Sekretar i përgjithshëm në një ministri.
Po ky që është autor dhe shkaktar i mos pasjes së një standardi sterilizimi në Shqipëri, a nuk është jo vetëm në konflikt interesi por dhe në konflikt ligjor?