Ballina Rajoni Krim i rëndë në Greqi! Efektivja e policisë, plagoset me thikë nga...

Krim i rëndë në Greqi! Efektivja e policisë, plagoset me thikë nga bashkëshorti, autori vetëvritet në makinë

84
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Dramës në Greqinë veriore, ku një efektive policie është plagosur rëndë me thikë nga bashkëshorti i saj, gjithashtu oficer policie.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ndodhi brenda banesës së çiftit. Pas njoftimit për ngjarjen, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, ku gjetën gruan në gjendje kritike. Pas sulmit, autori u largua nga banesa, duke vënë në lëvizje autoritetet për lokalizimin e tij. Pak më vonë, ai u gjet i pajetë brenda automjetit të tij.

Mediat greke raportojnë se oficeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur armën e shërbimit, megjithëse rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende nën hetim.

Ndërkohë, policja e plagosur është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Nuk janë bërë ende publike detaje të mëtejshme mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi familjare.