Ballina Kronika “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

75
0

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 6 vite burg Pëllumb Gjoka në kuadër të çështjes së njohur si “Metamorfoza”. Gjoka udënua me 9 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me 1/3.

Gjoka është veçuar nga të pandehurit e tjerë të dosjes dhe është shpallur fajtor për akuzën e krijimit të kushteve për kryerjen e një vrasjeje. Vendimi u dha nga GJKKO në përfundim të shqyrtimit të çështjes ndaj tij.

Ndërkohë, Pëllumb Gjoka po përballet edhe me një proces tjetër gjyqësor të zhvilluar veçmas, ku akuzohet për përfshirje në vrasjen e Gjin Ndoci.

Dosja “Metamorfoza” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi lidhet me dyshime për veprimtari të grupeve të strukturuara kriminale dhe një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.