Ballina Aktualitet 2 ditë para protestës së paralajmëruar, hiqet porta metalike dhe gardhi me...

2 ditë para protestës së paralajmëruar, hiqet porta metalike dhe gardhi me tela që ishte vendosur në plazhin e Kakomesë

113
0

Në plazhin e Gjirit të Kakomesë ishte vendosur prej kohësh një portë, që ndalonte hyrjen e qytetarëve në këtë zonë të lakmuar bregdetare.

Por 2 ditë para protestës që ishte paralajmëruar për heqjen e kësaj porte dhe për ‘çlirimin’ e Plazhit të Kakomesë, porta metalike është hequr.

Nga pamjet e siguruara në media porta metalike është hequr me një mjet vinç, sëbashku me gardhin me tela që ishte vendosur rreth portës.