Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Qatrom. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima mund të jetë endacak.
Ai është gjetur në një përrua të thatë ndërsa nuk ka shenja dhune nga këqyrja paraprake e trupit. Dyshohet se viktima mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave ndërsa trupi u dërgua në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko ligjore.







