Ballina Aktualitet Ambasadorja zvicerane në Shqipëri flet për protestat: Pjesëmarrja qytetare, thelb i çdo...

Ambasadorja zvicerane në Shqipëri flet për protestat: Pjesëmarrja qytetare, thelb i çdo sistemi demokratik

83
0

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ka komentuar nga Korça protestat që po zhvillohen në vend prej 23 ditësh, duke theksuar se çdo zhvillim i tillë lidhet ngushtë me funksionimin e demokracisë dhe pjesëmarrjen qytetare.

E pyetur për të ardhmen e protestës dhe një mesazh të mundshëm për qeverinë shqiptare, Huber u shpreh se si përfaqësuese e një vendi të huaj është e kujdesshme në komentet politike, por theksoi rëndësinë e institucioneve demokratike.

Kjo është një pyetje shumë politike dhe është e vështirë për t’u përgjigjur si një ambasadë e huaj. Natyrisht, ne përmes programit tonë të zhvillimit forcojmë demokracinë, me mbështetjen ndaj parlamentit kombëtar dhe parlamenteve lokale. Ne kemi një mbështetje afatgjatë për shoqërinë civile,” u shpreh Huber.

Ajo shtoi se pjesëmarrja e qytetarëve në jetën publike është një element thelbësor i çdo sistemi demokratik, duke e krahasuar këtë parim edhe me përvojën zvicerane.

“Sistemi demokratik bazohet në instrumentet demokratike dhe pjesëmarrjen e njerëzve, ashtu si edhe në Zvicër,” theksoi ambasadorja.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur në Shqipëri po zhvillohen protesta të vazhdueshme, të cilat kanë marrë vëmendje të gjerë publike dhe politike.