Ballina Politika Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën, zbulohen porositë...

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën, zbulohen porositë për drejtuesit politikë të qarqeve

169
0

Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e kryeministrit, Edi Rama këte të mërkurë me drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi nisi pak minuta pas orarit të njoftuar 08:30.

Në mbledhje Rama ka kërkuar nga drejtuesit politik dhe ministrat që të jenë pranë qytetarëve me shqetësimet që ata kanë. Po ashtu ka komentuar edhe protestën duke thënë se është një luftë digjitale të cilën nuk e luftojmë dot.

Pas mbledhjes, Rama shihet i shoqëruar me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla me të cilit pati një komunikim të shkurtër përpara se të largohej me makinë.