Ballina Politika ‘Rama pranon se ka humbur luftën digjitale’, Meçollari: Do të dalë partia,...

‘Rama pranon se ka humbur luftën digjitale’, Meçollari: Do të dalë partia, por do të dëgjojë topat e Abedinit

115
0

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure zhvilloi një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste, në selinë e Partisë Socialiste.
Gjatë mbledhjes kryeministri foli edhe për protestat masive, që kanë përfshirë vendin prej 24 ditësh. Sipas asaj që është zbardhur nga mbledhja Rama mësohet të ketë kërkuar nga eksponentët e PS-së që të zbresin në terren për të komunikuar me qytetarët pasi janë në luftë digjitale dhe se situata është e pamenaxhueshme.

Për këtë deklaratë të Ramës ka reguar edhe aktivisti Artur Meçollari. Meçollari deklaron se kryeministri ka pranuar se e ka humbur betejën dhe prandaj duhet të dilet sërish në protestë sot në orën 19:00.
Meçollari, shkruan se përdorimi i shprehjes së Ramës “nuk e fitojmë dot” dhe jo “nuk e fitoj dot” tregon se kryeministri kur dështon, përgjegjësitë i ndan me partinë, ndërsa sukseset i mban për vete.
“Edi Rama pranon se ka humbur luftën digjitale.(me algoritmin)

Nuk thotë “nuk e fitoj dot”. Por “nuk e fitojmë dot”. Kur ka suksese janë të tijat, dështimet i takojnë partisë.
Tani do zbresë partia në terren. Por, ta dinë se do dëgjojnë “topat” e Abedinit.

Shihemi në 19:00 në shesh”, shkruan ai.