Ballina Aktualitet Qytetarët “hedhin” në mbeturina politikën! Protestuesit ngjisin fotot e Ramës, Berishës e...

Qytetarët “hedhin” në mbeturina politikën! Protestuesit ngjisin fotot e Ramës, Berishës e Ballukut mbi kazanët e plehrave

81
0
Marshimi masiv i qytetarëve përgjatë akseve kryesore të Tiranës ka sjellë një tjetër moment mjaft të fortë dhe me ngarkesë të lartë simbolike. Gjatë lëvizjes në bllok nëpër rrugët e kryeqytetit, protestuesit kanë ndërmarrë një aksion të koordinuar, duke shënjestruar drejtpërdrejt figurat kryesore të politikës shqiptare.

Pjesëmarrësit në tubim kanë marrë fotografi të krerëve të mazhorancës dhe eksponentëve të njohur të opozitës, duke i ngjitur ato mbi koshat e mbeturinave përgjatë rrugëve ku po kalon marshimi.

Aksioni nuk ka kursyer asnjë prej emrave që sipas protestuesve personifikojnë tranzicionin e gjatë, korrupsionin dhe dështimet e njëpasnjëshme të sistemit në Shqipëri.

Në koshat e mbeturinave nëpër kryeqytet janë parë të ngjitura fotot e kryeministrit Edi Rama, Belinda Ballukut, Taulant Ballës, si dhe ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetes Zegjine Çaushi.