Ballina Politika Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat...

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

77
0

Numri një i inteligjencës shqiptare Vlora Hyseni, paraqiti raportin vjetor të SHISH në komisionin parlamentar të Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.Për më shumë se dy orë me dyer të mbyllura në këtë komision drejtoresha Hyseni raportoi për situatën e sigurisë, nivelin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare si aktivitetet e inteligjencës së vendeve me qëndrim armiqësor dhe jomiqësor ndaj vendit. E ka vënë theksin tek kundërshtarët e proceseve euro integruese, operacionet e influencës  malinje, fushatat e dizinformimit me impakt në sigurinë kombëtare.

Ka folur po ashtu mbi nivelin e kërcënimit terrorist dhe radikalizmit, nivelin e krimit te organizuar dhe kundërvënien.

Përpara nisjes të raportimit Vlora Hyseni u përball me akuzat e deputetëve të opozitës Klevis Balliu dhe Flamur Noka që sipas tyre agjentët e SHISH janë infiltruar brenda në protestë duke mbledhur e duke i çuar informacione kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se drejtoresha e SHISH u përgjigj shkurt dhe prerë çdo akuze, duke u i quajtur dizinformacion.