Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, e cila më herët u largua nga grupi parlamentar socialist për të vijuar mandatin si deputete e pavarur, ka reaguar nga Brukseli me një mesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku bëri të ditur se ndodhet në Parlamentin Europian, ku, sipas saj, është ftuar nga disa eurodeputetë për të zhvilluar takime lidhur me situatën në Shqipëri.
Ajo shprehet se gjatë këtyre takimeve do të diskutojë mbi protestat qytetare, si edhe mbi problematikat që, sipas saj, po përballen qytetarët shqiptarë.







