Ballina Kosovë Alarm fals për bombë në Prishtinë/ Policia bllokon për disa orë stacionin...

Alarm fals për bombë në Prishtinë/ Policia bllokon për disa orë stacionin e urbaneve në kryeqytet

63
0

Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë.

Ishte policia e Kosovës që njoftoi zyrtarisht mëngjesin e kësaj të martë se rreth orës 8 kishte marrë një informacion për vendosjen e një mjeti shpërthyes në stacionin e mjeteve të transportit publik interurban në kryeqytet.

Vr*tet imami në Kosovë/ Arrestohet autori, shkak konflikti për kositjen e barit
Pas informacioneve blutë kanë rrethuar zonën dhe kanë evakuuar qytetarët, ndërsa forcat xheniere kanë konstatuar se në zonë nuk ka prani të mjeteve shpërthyese apo elementëve të tjerë të dyshimtë që mund të cënojnë sigurinë.

Stacioni i autobusëve në Prishtinë është rikthyer brenda pak orësh në funksion normal, ndërsa kontrollet zgjatën rreth dy orë.