Ballina Politika “Sali Berisha ka zgjedhur t’i shërbejë deri në fund Edi Ramës”/ Reagon,...

“Sali Berisha ka zgjedhur t’i shërbejë deri në fund Edi Ramës”/ Reagon, Salianji: Po shkatërron PD, braktis parlamentin

71
0

Ervin Salianji akuzoi Sali Berishën se ka zgjedhur të shkatërrojë Partinë Demokratike dhe t’i shërbejë deri në fund Edi Ramës.

Ndërsa para Kuvendit po mbahen protesta kundër qeverisë Rama, Salianji është i mendimit se Berisha duhej të ishte bërë mburojë politike për protestuesit, por ai zgjodhi të largohet.

“Sali Berisha ka zgjedhur t’i shërbejë deri në fund Edi Ramës. Ditën kur qytetarët protestojnë përballë Parlamentit, në vend që të përballet me Edi Ramën dhe të jetë mburojë politike për protestuesit, ai braktis Parlamentin dhe largohet. Në ditët më të zeza per Edi Ramën, Berisha zgjedh te shkatërrojë Partine Demokratike!” tha Salianji.

Salianji komentoi edhe mbledhjen e Kryesisë së Këshillit Kombëtar të PD-së duke e cilësuar një mbledhje që ka përjashtuar meritën dhe kontributin e demokratëve.

“E njëjta logjikë sundon edhe brenda Partisë Demokratike. Si kryetar uzurpator, përjashton nga Kryesia njerëzit me kontributin më të madh. Më të votuarit nga qytetarët rezultojnë më të pavotuarit në Kryesinë e Sali Berishës. Ata që kanë mbajtur peshën e opozitarizmit për 13 vite ose lihen jashtë, ose renditen në fund. Qarqe si Korça dhe Shkodra mbeten pa asnjë përfaqësues, ndërsa edhe qarqet fituese injorohen dhe nuk përfaqësohen siç duhet.

Një opozitë nuk mund të fitojë duke përjashtuar meritën, votën dhe kontributin dhe duke futur anonimë që nuk i njeh askush përveç rrjeteve sociale si fansa të uzurpatorit!” tha Salianji duke e quajtur Berishën ‘kambalecin politik të Edi Ramës.’

Për Salianjin ka vetëm një rrugë për largimin e Edi Ramës: largimi i Sali Berishës.

“Nëse duam të largojmë Edi Ramën, duhet të largojmë më parë pengesën më të madhe të opozitës: Sali Berishën, i cili është kthyer në kambalecin politik të Edi Ramës. Ne nuk do i lemë demokratët të vetëm, kontributi i tyre do të vlerësohet!” tha Salianji.