Ballina Sport Goli i anuluar i Kroacisë, reagon FIFA: Ja shpjegimi zyrtar, arbitri…

Goli i anuluar i Kroacisë, reagon FIFA: Ja shpjegimi zyrtar, arbitri…

86
0

Kroacisë iu anulua një gol në fund, në ndeshjen e humbur 2-1 ndaj Portugalisë në Botëror. Pas zhurmës së madhe të krijuar për këtë rast, ka reaguar vetë FIFA, që ka dhënë shpjegimin përkatës.

“Sipas të dhënave të ofruara nga teknologjia ‘Connected Ball Technology’, e integruar në topin zyrtar të ndeshjeve adidas Trionda të Kupës së Botës FIFA, u vërtetua se pati kontakt me topin nga lojtari i Kroacisë, Igor Matanoviç(numri 20), gjatë ndërtimit të aksionit që çoi te goli kundër Portugalisë. Kjo i mundësoi arbitrit të përcaktonte saktë pozicionin jashtë loje dhe ta anulonte golin.

Sensorët IMU të vendosur brenda topit Trionda janë në gjendje të zbulojnë edhe prekjen më të vogël të topit. Kjo u shfaq për shikuesit gjatë transmetimit përmes një grafike të quajtur ‘heartbeat’ (‘rrahja e zemrës’), duke u dhënë zyrtarëve të ndeshjes një nivel të paprecedentë të dhënash për të marrë vendime të shpejta dhe të sakta”.