Ballina Aktualitet Protestuesi nxjerr ‘bombat’ që hodhi policia ndaj tubuesve: Këto përdoren ndaj kafshëve,...

Protestuesi nxjerr ‘bombat’ që hodhi policia ndaj tubuesve: Këto përdoren ndaj kafshëve, Rama i hodhi ndaj popullit…

86
0

Një protestues nga tubimi i 34-t në Tiranë, ka deklaruar se ka mbledhur disa bomba me gaz lotsjellës dhe të tjera, të cilat sipas tij janë përdorur nga policia gjatë protestës së një dite më parë ndaj qytetarëve që protestonin para Kuvendit.

Ai u shpreh se këto materiale, sipas tij, janë përdorur ndaj protestuesve dhe qytetarëve të pranishëm, por janë me efekt të dyfishtë dhe që përdoren për kafshët.

“Këto janë bombat që janë përdorur dje. Kaq munda të mbledh, se e kemi si zakon të pastrojmë vendin dhe po pastrojmë edhe mbeturinat e mbeturinave. Ja tek i keni bombat. Këto që shihni këtu janë me efekt të dyfishtë, përdoren kundër kafshëve dhe ai i ka përdorur kundër popullit”, u shpreh ai.

Ai u bëri thirrje ekspertëve që të verifikojnë objektet, ndërsa tha se bombat e mbledhura i bëri si gjerdan për kryeministrit Edi Rama kur shqiptarët ta bëjnë “nuse”.

“Prandaj i lutem ekspertëve t’i marrin këto dhe t’i verifikojnë se çfarë janë. Unë i kam bërë në mënyrë simbolike varëse, se një ditë ne atë do ta bëjmë nuse dhe gjerdanin do t’ia varim ne”, përfundoi ai.

Qytetari: Në mbështetje të deklaratës së Sidorelës, ja kush është prova e krimit. Edi Rama ka lekë të blejë nga Serbia bomba për të qëlluar popullin e tij, por nuk ka lekë t’u japë pensionistëve.

Këto janë bombat që janë përdorur dje. Kaq munda të mbledh, se e kemi si zakon të pastrojmë vendin dhe po pastrojmë edhe mbeturinat e mbeturinave. Ja tek i keni bombat. Këto që shihni këtu janë me efekt të dyfishtë, përdoren kundër kafshëve dhe ai i ka përdorur kundër popullit.

Aty ka pasur qytetarë, turistë, kam qenë edhe vetë aty, rruga ishte e hapur. Temperatura ishte 35 gradë dhe ai përdori bomba kundër popullit të tij.
Prandaj i lutem ekspertëve t’i marrin këto dhe t’i verifikojnë se çfarë janë. Unë i kam bërë në mënyrë simbolike varëse, se një ditë ne atë do ta bëjmë nuse dhe gjerdanin do t’ia varim ne.