Botërori 2026 hyn në fazën e 1/8-ave, me 16 skuadrat më të mira që do të luftojnë për një vend në çerekfinale.
Pas përfundimit të 1/8-ave, janë përcaktuar të gjitha çiftet e 1/8-ave, ndërsa emocionet nisin që sot me dy sfida shumë interesante.
Programin e hap ndeshja Kanada – Marok, e cila do të luhet në orën 19:00, për të vijuar më pas me duelin Paraguai – Francë në 23:00. Këto janë të gjitha çiftet e fazës së 1/8-ave:
Paraguai – Francë
Kanada – Marok
Portugali – Spanjë
SHBA – Belgjikë
Brazil – Norvegji
Meksikë – Angli
Argjentinë – Egjipt
Zvicër – Kolumbi
Gabimet vijojnë të jenë të pafalshme, pasi çdo humbje do të thotë fund i rrugëtimit në Botërorin 2026.
Mes përballjeve bien në sy disa duele spektakolare si Portugali–Spanjë, një “finale e parakohshme” mes dy rivalëve iberikë, ndërsa Brazili do të përballet me surprizën Norvegji.
Kampionia në fuqi Argjentina do të kërkojë të kalojë pengesën Egjipt, ndërsa Anglia do të sfidojë Meksikën.
Sot do të mësohen dy çerekfinalistet e para të Botërorit 2026.







