Ballina Sport Gati mocionin për të nderuar me titullin “Sir” Harry Kane

Gati mocionin për të nderuar me titullin “Sir” Harry Kane

64
0

Demokratët Liberalë kanë paraqitur një mocion në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar duke kërkuar që Harry Kane të nderohet me titullin e kalorësit.

Mocioni, i paraqitur nga deputetja liberal demokrate, Layla Moran, vlerëson krenarinë që Kane i ka sjellë vendit.

32-vjeçari ka kaluar legjendarin Pelé në renditjen e golashënuesve  në Kupën e Botës.

Moran po u bën thirrje deputetëve nga të gjitha partitë të mbështesin fushatën dhe që Qeveria dhe Pallati të përgatisin shpatën për ‘Sir Harry’.