Ballina Kronika Arrestimet ishin të paligjshme – Avokati: Prokuroria kërkoi burg për dy prej...

Arrestimet ishin të paligjshme – Avokati: Prokuroria kërkoi burg për dy prej tyre! Detyrim paraqitje për të tjerët

82
0

Një prej avokatëve që ishin prezentë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Tiranës për protestuesit të cilët u arrestuan në 2 korrik ka folur për mediat pasi trupa gjykuese është tërhequr në sallën e këshillimit.

Ai zbuloi se të gjithë avokatët në sallë kanë rënë dakord unanimisht se arrestimet ishin të paligjshme, ndaj edhe kanë kërkuar që ato të shpallen si të tilla.

Nga ana tjetër, ai tregoi se prokuroria ka kërkuar për dy protestues që të mbahen në arrest me burg, ndërsa për të tjerët është kërkuar masa e sigurisë, detyrim paraqitje.