Të martën, Spanja dhe Portugalia do të përballen mes tyre në një sfidë që premton spektakël dhe që do të përcaktojë çerekfinalistin e radhës.
Në konferencën e radhës për Spanjën për shtyp, ishte i ftuar Gavi, i cili u pyet nga gazetarët e pranishëm në lidhje me mendimet e shumta të kohëve të fundit që e konsiderojnë Ronaldon si një pengesë te Portugalia. Megjithatë, mesfushori i Spanjës dha një përgjigje tejet të qartë.
“Disa njerëz thonë se prania e Cristiano Ronaldo është një pengesë, madje se dëmton performancën e Portugalisë. Ju, që jeni gjithmonë kritik për këto gjëra, çfarë mendoni?”, ishte pyetja për Gavin, nga njëri prej gazetarëve në sallë.
“Gjithmonë e dëgjoj këtë, por nga njerëz që nuk janë në ekipin e tij, nga tifozë të ndryshëm. Ata që janë në ekipin e tij kanë respekt të madh për të.
Natyrisht, Cristiano është një nga lojtarët më të mirë në histori dhe ai mund të bëjë diferencën në çdo moment”, u përgjigj Gavi.







