Ballina Aktualitet BKH godet Kadastrën për korrupsion! Në ‘sitë’ drejtues dhe zyrtarë të lartë

BKH godet Kadastrën për korrupsion! Në ‘sitë’ drejtues dhe zyrtarë të lartë

136
0

Byroja Kombëtore e Hetimit (BKH), ka zbarkuar në ASHK ku po heton disa drejtues dhe zyrtarë në disa qytete të vendit pas dyshimeve për një skemë të organizuar korrupsioni që lidhet me tjetërsimin e pronave, legalizime të paligjshme apo bashkëpunim me grupe kriminale.

Në disa media doli se i është sekuestruar telefoni drejtoreshës së ASHK-së, Lorena Goxhobelli, burime për VoxNews na thanë se nuk ësht e vërtetë.

VoxNews ka mësuar se BKH është instaluar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ditën e premte me orë të tëra. Nën hetim janë zyrtarë dhe ish drejtorë të cilët mund të kenë favorizuar regjistrimin e pronave në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë, sipas informacioneve SPAK ka vendosur sekuestro mbi disa sipërfaqe toke në zonën e Livadhit në Himarë dhe pritet të ketë edhe aksione të tjera në vijim.

Vatrat kryesore të korrupsionit dyshohet se ndodhen në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Elbasan.

Prokurorët e posaçëm po hetojnë ndikimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për lehtësimin e pastrimit të parave duke tjetërsuar pasuritë e paligjshme dhe duke investuar në sektorin e ndërtimit.