Ballina Kronika Zjarr në Shijak, tymi mbulon edhe autostradën Durrës-Tiranë

Zjarr në Shijak, tymi mbulon edhe autostradën Durrës-Tiranë

93
0

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Shijakut.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur pasi u janë vënë zjarr disa mbeturinave, por më pas janë përhapur në një sipërfaqe më të gjerë.

Si pasojë, një re e dendur tymi është përhapur në zonë, duke mbuluar edhe një segment të autostradës Durrës-Tiranë. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.