Ballina Aktualitet “Qeveria jote është pa shkollë”/ Protestuesi Altin Hila ‘shpërthen’: Hap krahun se...

“Qeveria jote është pa shkollë”/ Protestuesi Altin Hila ‘shpërthen’: Hap krahun se je 60 vjeç, lërja brezit të ri

70
0

Protestuesi Altin Hila, i cili ka dalë në shesh së bashku me djalin e tij të paralizuar, i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen sa më parë.

Teksa mori fjalën në protestë, Hila deklaroi se kryeministri duhet t’i lirojë vendin brezit të ri. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe t’u bashkohen revoltës së tyre për të mirën e fëmijëve të tyre.

“Jep dorëheqjen. Edi Rama, qeveria jote është pa shkollë. Turp për kalamajt e vegjël, në shtëpi në rrugë është duke i traumatizuar. Je duke i traumatizuar kalamajtë, lloj lloj sharjesh, ofendimesh dhe urrejtje. Ata janë të vegjël.

Mësues, drejtorë ngrihuni për kalamajt, e vegjël dhe të gjithë shoqëria shqiptare, nuk është halli sot por kur ata të rriten. Edi Rama je 60 vjeç, hap krahun dhe qetëso popullin shqiptar”, tha Altin Hila.