Ballina Kosovë ​Gjashtë kandidatë për drejtor të përgjithshëm të RTK-së

​Gjashtë kandidatë për drejtor të përgjithshëm të RTK-së

80
0

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar për intervistim në konkursin publik për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Sipas dokumentit të nënshkruar nga kryetari i Bordit të RTK-së, Dardan Beqiri, pas hapjes së dosjeve të aplikantëve, shqyrtimit fillestar dhe rishqyrtimit të dokumentacionit, si dhe verifikimit përfundimtar të përmbushjes së kushteve të konkursit, janë kualifikuar gjashtë kandidatë.

Në listën e publikuar bëjnë pjesë:

Lorik Arifaj

Antigonë Baxhaku

Hysen Hundozi

Arber Geci

Nexhmedin Spahiu

Zana Spahiu

RTK ka bërë të ditur se kandidatët e përfshirë në listë do të njoftohen përmes postës elektronike për fazën e intervistimit, ku do të marrin detajet lidhur me datën, orën dhe vendin e mbajtjes së intervistës.

Ndërkohë, kandidatët që nuk janë përfshirë në këtë listë do të njoftohen po ashtu me email për rezultatin përfundimtar të verifikimit të dokumentacionit dhe arsyet e mospërmbushjes së kushteve të konkursit.