Në këtë ditë të 39-të të revoltës, situata në rrugët e kryeqytetit mbetet mjaft e ndezur.
Pasi u grumbulluan përpara selisë së qeverisë, protestuesit kanë nisur një marshim masiv nëpër rrugët e Tiranës.
Mijëra shqiptarë të bashkuar në këtë qëndresë po kërkojnë me ngulm largimin e kryeministrit Edi Rama.
Me thirrje të vazhdueshme dhe mjaft të ashpra kundër pushtetit, turma e qytetarëve është vënë në lëvizje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Përgjatë marshimit, në kor dëgjohen thirrjet që shënjestrojnë të gjithë klasën politike traditofonale në vend: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi!”.







