Ballina Kronika Përfshihet nga flakët një banesë në qendër të Durrësit/ Shkrumbohet totalisht nga...

Përfshihet nga flakët një banesë në qendër të Durrësit/ Shkrumbohet totalisht nga brenda, ja detajet e para

113
0

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në qendër të Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 3, pranë kishës në qendër të qytetit. Banesa rezulton të ketë qenë e pabanuar.

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll, si edhe për të shmangur përhapjen e tyre në objektet përreth.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.