Ballina Aktualitet Protestuesit marshojnë rrugëve të Tiranës: Çohuni nga kafja! Shqipëria kërkon revolucion

Protestuesit marshojnë rrugëve të Tiranës: Çohuni nga kafja! Shqipëria kërkon revolucion

84
0

Prej 41 ditësh qytetarët vijojnë protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndryshim politik dhe largimin e tij nga detyra.

Pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja përpara Kryeministrisë, mijëra qytetarë të mbledhur në protestë kanë nisur një marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur mesazhet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama ik” dhe “Arrestoni Ramën”, duke e kthyer marshimin në një tjetër moment të fortë të protestës.

Pjesëmarrësit e kanë cilësuar këtë tubim si pjesë të rezistencës së tyre disa-javore, ndërsa kanë shprehur kërkesën për një “Shqipëri të Re” dhe ndryshim në drejtimin politik të vendit.

Qëndresë, siç nuk është parë asnjëherë më parë, kjo protestë ka thyer të gjitha pritshmëritë me rezistencën e saj prej më shumë se një muaji kundër qeverisë. Një revoltë kundër të gjithë klasës politike.

Shqiptarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. 41 ditë në shesh dhe shprehet të vendosur se nuk heqin dorë nga protesta deri në rrëzimin e qeverisë.

Ndërsa nesër është bërë thirrje që shqiptarët nga të gjitha qytetet por edhe Diaspora të bashkohen në Tiranë, në revoltën kundër Ramës.

Ndërkohë, pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja përpara Kryeministrisë, mijëra qytetarë të mbledhur në protestë marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Protestuesit kanë përsëritur mesazhet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama ik” dhe “Arrestoni Ramën”.