Ballina Sport Botërori 2026/ Policia në Atlanta në alarm për gjysmëfinalen Angli-Argjentinë

Botërori 2026/ Policia në Atlanta në alarm për gjysmëfinalen Angli-Argjentinë

71
0

Atlanta përforcohet për sigurinë e ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës.

‘Do të angazhohet personel shtesë që do të dislokohet pranë stadimit ku do të luhet ndeshje, në zonat e argëtimit dhe zona të tjera që frekuentohen shumë për të garantuar një eksperiencë të sigurt dhe të këndshme për të gjithë”, thanë autoritetet e policisë së Atlantës duke nënvizuar se masat proaktive të vendosura janë për mbrojtjen e publikut, që të mos ketë aktivitete kriminale dhe për të siguruar që banorës dhe vizitorër të mund të shijojnë të sigurt këtë event historik.

Mësohet se stadiumi ku do të zhvillohet kjo ndeshje që ka një kapacitet prej 75 mijë vendesh do të ndahet përgjysmë mes tifozerive të dy vendeve falë edhe prezencës së komuniteteve të të dy vendeve. Në Florida ka një diasporë të gjerë argjentinase dhe parashikohet që me mijëra persona të udhëtojnë për të ardhur në Atlanta.

Numri i tifozëve angleze pritet të rritet në orët në vazhdim teksa do të jenë me mijëra vetë. Divizioni i UK Football Policing që ndodhet në SHBA është në kontakt me forcat lokale të rendit për të identifikuar problemet kritike.