Ballina Sport Deschamps vjen me lajme të mira për Mbappen dhe Tchouamenin

Deschamps vjen me lajme të mira për Mbappen dhe Tchouamenin

63
0

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka dhënë lajme inkurajuese për gjendjen fizike të Kylian Mbappe-s dhe Aurelien Tchouamenit në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Spanjës.

Mbappe kishte munguar në një pjesë të stërvitjeve të Francës pas shqetësimeve në kyçin e këmbës, të cilat i ndjeu në fund të çerekfinales ndaj Marokut. Sulmuesi i Real Madridit është lojtari më vendimtar i “Les Bleus” në këtë Botëror, pasi ka kontribuar në 11 nga 16 golat e shënuar nga Franca, me gola ose asistime.

Në dyshim për sfidën ndaj Spanjës ishte edhe mesfushori Aurelien Tchouameni, i cili nuk u aktivizua në ndeshjen e fundit për shkak të një problemi fizik.

Megjithatë, Deschamps ka bërë të ditur se të dy futbollistët janë në gjendje të mirë dhe pritet të jenë të gatshëm për të nisur ndeshjen nga minuta e parë.

Edhe Manu Kone vazhdon të ketë shqetësime pas goditjes që pësoi në sfidën ndaj Marokut, ku u zëvendësua rreth 20 minuta para përfundimit të takimit për shkak të një problemi në gju.

Nëse Tchouameni konfirmohet titullar, Franca pritet të zbresë në fushë me formacionin më të fortë të mundshëm në përballjen vendimtare ndaj Spanjës, ku synon sigurimin e një vendi në finalen e Kupës së Botës 2026.