Ballina Politika Deklarata raciste e ministers serbe ndaj Kosovës/ PD kërkon shpalljen non grata...

Deklarata raciste e ministers serbe ndaj Kosovës/ PD kërkon shpalljen non grata të Snezhana Paunoviç dhe ngritjen e padisë për nxitje të gjenocidit

63
0

PD kërkon shpalljen non grata të Snezhana Paunoviç, ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale pas deklaratave të kësaj të fundit në lidhje me Kosovën, ku në një intervistë televizive u shpreh se po të ishte për të në vitin 1998, ajo do të kryente spastrim etnik ndaj shqiptarëve.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo u shpreh se “Partia Demokratike e dënon me forcë deklaratën raciste dhe antishqiptare të kësaj përfaqësueseje të ultranacionalizmit primitiv serb, si edhe qëndrimin e Edi Ramës dhe të narkoqeverisë së tij përballë deklaratave të tilla çnjerëzore dhe nxitëse të urrejtjes, të cilat bien ndesh me parimet themelore të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut”.

Deklarata

Këto ditë, në media ka qarkulluar një deklaratë ultraraciste dhe antishqiptare e ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, në qeverinë e padronit të Edi Ramës, Aleksander Vuçiçit.

Në këtë deklaratë, ajo shprehet: “Po të isha në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën.”

Me këtë deklaratë, kjo figurë e ultranacionalizmit serb shpreh keqardhje që xhelati i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi, me operacionin e tij “Patkoi” dhe me gjenocidin e fundit serb ndaj shqiptarëve, nuk arriti t’i dëbonte ata nga trojet e tyre mijëravjeçare.

Partia Demokratike e dënon me forcë deklaratën raciste dhe antishqiptare të kësaj përfaqësueseje të ultranacionalizmit primitiv serb, si edhe qëndrimin e Edi Ramës dhe të narkoqeverisë së tij përballë deklaratave të tilla çnjerëzore dhe nxitëse të urrejtjes, të cilat bien ndesh me parimet themelore të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë të vetmet qëndrime që ajo meriton.