Ballina Sport Xabi Alonso u tregon derën e largimit pesë lojtarëve të Chelseat

Xabi Alonso u tregon derën e largimit pesë lojtarëve të Chelseat

91
0

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka nisur spastrimin e skuadrës për sezonin e ri, duke u bërë të qartë pesë futbollistëve se janë të lirë të largohen gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimit të The Sun, tekniku spanjoll nuk i konsideron pjesë të planeve të tij afatgjata dhe klubi është i gatshëm të dëgjojë oferta për ta.

Lojtarët që mund të largohen nga “Stamford Bridge” janë:

Filip Jørgensen

Axel Disasi

Benoît Badiashile

Alejandro Garnacho

Liam Delap

Chelsea pritet të vazhdojë ndryshimet në skuadër gjatë javëve në vijim, me Xabi Alonson që synon të ndërtojë një ekip sipas ideve të tij për sezonin e ardhshëm.