Ballina Sport Finalja mbyllet me turp: Sherr masiv pas humbjes së Argjentinës, Paredes kap...

Finalja mbyllet me turp: Sherr masiv pas humbjes së Argjentinës, Paredes kap për fyti Eric Garcían dhe tenton të godasë Gavin

142
0

Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës nuk u mbyll vetëm me festën e iberikëve dhe lotët e Lionel Messit. Pas vërshëllimës së fundit, në fushë shpërtheu një sherr masiv mes futbollistëve të të dyja skuadrave, duke lënë në hije edhe ceremoninë e mbylljes.

Gjithçka nisi kur mesfushori argjentinas Leandro Paredes humbi kontrollin dhe kapi për fyti mbrojtësin spanjoll Eric García, duke e shtyrë me forcë. Incidenti u përshkallëzua menjëherë, ndërsa në përplasje u përfshinë edhe lojtarë të tjerë.

Mes tyre ishte edhe Gavi, i cili ndërhyri për të mbrojtur shokun e skuadrës. Fillimisht ai u përplas me Thiago Almadën, i cili e rrëzoi në tokë, ndërsa më pas u sulmua edhe nga vetë Paredes. Sipas pamjeve, mesfushori argjentinas tentoi ta godiste me grusht, ndërsa Almada dhe një anëtar i stafit të Argjentinës u përpoqën ta qetësonin pa sukses.

E gjithë skena ndodhi para syve të arbitrit Slavko Vinçiç, i cili, megjithëse ndeshja kishte përfunduar, ndëshkoi Paredesin me karton të kuq për sjelljen e tij.