Ballina Lifestyle Shakira mahnit në finalen e Botërorit 2026, veshja e saj kishte mbi...

Shakira mahnit në finalen e Botërorit 2026, veshja e saj kishte mbi 200 mijë kristale

224
0

Shakira ishte një nga protagonistet kryesore të finales së Kupës së Botës 2026, falë performancës së saj në pushimin e ndeshjes dhe veshjes së veçantë të krijuar posaçërisht për këtë event.

Këngëtarja kolumbiane u ngjit në skenën e stadiumit New York New Jersey të dielën, më 19 korrik, e veshur me një kostum të shtëpisë së modës Roberto Cavalli, të dizajnuar nga drejtori artistik Fausto Puglisi.

Veshja ishte e mbuluar me më shumë se 200 mijë kristale Swarovski, ndërsa për realizimin e saj u deshën rreth 120 orë punë dore dhe më shumë se dy javë përgatitje.

Kostumi përfshinte një trupore me kristale dhe një fund me thekë në nuanca të verdhës dhe rozës. Dizajni ishte frymëzuar nga modeli “Ray of Sunset”, një referencë ndaj krijimit ikonik “Ray of Gold” të Roberto Cavallit.

Në skenë, Shakirës iu bashkuan 34 valltarë, të cilët mbanin gjithashtu veshje të realizuara nga Roberto Cavalli, në tone të frymëzuara nga perëndimi i diellit.

Gjatë shfaqjes, Shakira performoi së bashku me Burna Boy këngën “Dai Dai”, kënga zyrtare e Kupës së Botës 2026.

Programi muzikor 11-minutësh përfshiu edhe performanca të Madonnës, BTS-it dhe Justin Bieberit, ndërsa produksioni u kurua nga Chris Martin i grupit Coldplay.