Seanca e Kuvendit e nisur në orën 12:00 vijon me debate. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi se pasur përpjekje për të prishur konsensusin e arritur për reformën territoruiale, një element i vlerësuar pozitivisht edhe në raportet e Bashkimit Europian.
Më tej ai ngriti shqetësimin për bllokimin e pyetjeve të opozitës drejtuar institucioneve. Sipas Barrdhit administrata e Kuvendit ka refuzuar pranimin e pyetjeve me pretendimin se duheshin dorëzuar 24 orë përpara, afat që përkonte me ditën e diel. Duke u mbështetur në nenin 121 të rregullores, deputeti argumentoi se kur afati bie në një ditë pushimi, ai shtyhet automatikisht për ditën e parë të punës, pra të hënën por kjo është refuzuar.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi i kujtoi Peleshit i cili tha se jetonte me qira, vilën te white Rock-u me Belindën.
Gazment Bardhi: “Në ka një arritje që është njohur në çdo raport të ecurisë së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ka qenë kjo çështje, që palët janë duke dialoguar për të arritur një reformë territoriale konsensuale. Doni ta prishni këtë? Prisheni! Por të paktën mos ecni këtu na tregoni përralla me integrimin europian. Por nuk e mora fjalën për këtë se besoj do ja jepni, do keni mirësinë t’ja jepni fjalën zotit Boçi sepse është bashkëkryetar i këtij komisioni dhe duhet t’i sqarojë seancën plenare. E mora për një çështje tjetër. Kemi që në mëngjes të ditës së sotme që në përputhje me rregulloren e kuvendit, deputetët e grupit parlamentar, tentojnë të depozitojnë në sekretari pyetje për institucionet që raportojnë dhe i thuhet që pyetjet duhet të ishin dorëzuar 24 orë përpara. Së pari, do duhet të kishit hapur protokollin e kuvendit që ne të kishim mundësi t’i depozitonim 24 orë përpara. Këtë mos ma trego mua, sepse ndryshe nga ju, zoti kryetar, unë rregulloren e lexoj nga neni 1 deri te neni i fundit. Juve, e lexoni si t’jua japin.
Neni 121, fraksion 1, pika 3, dhe fiksoje e lexoje, hape ndërkohë, që të lexosh një gjë vetë. Thotë: kur afati bie të dielën, shtyhet në ditën e parë të punës, që është e hëna! Dhe ne kemi tentuar të depozitojmë pyetjet brenda këtij afati. Se të dielën nuk ta dimë as shtëpinë, se ti jeton me qira, kështu ke deklaruar të paktën.
Niko Peleshi: Nuk e kam për turp. Se kam për turp.
Gazment Bardhi: Jo pra po s’ke si ta kesh për turp ti se ke vilë te White Rock-u me Belindën, po deklaron thjesht me letra për…
Niko Peleshi: Përfundoni.
Gazment Bardhi: E kisha që nuk ta dimë adresën e saktë të shtëpisë, se ke disa. Dimë vetëm atë që ke deklaruar me qira, atë s’ta gjetëm dot, që të t’i sillnim pyetjet në shtëpi. Tani në përputhje me rregulloren, po ta përsëris, pika 3 e nenit 121 fraksion 1 të rregullores së Kuvendit thotë: kur afati bie të shtunën, të dielën apo ditë pushimi zyrtar, shtyhet për të nesërmen. E nesërmja është sot! Dhe ju keni detyrimin të pranoni pyetjet me shkrim të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, t’ia shpërndani titullarëve të institucioneve që të përgatiten, për kur të raportojnë për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve. Zbatoni rregulloren e Kuvendit. Drejtuesja e seancës, lexoje njëherë rregulloren nga neni i parë deri në fund se ngele çdo seancë duke na futur në probleme të rregullores. Merre kohën, lexoje nga neni i parë deri te neni i fundit, se nuk është humbje kohe.







