Ballina Aktualitet Revolta e 51 kundër Ramës/ Shqiptari nga Diaspora: Këtë vend vetëm e...

Revolta e 51 kundër Ramës/ Shqiptari nga Diaspora: Këtë vend vetëm e kanë vjedhur! Të protestojmë që rinia të mos largohet si ne

114
0

Protestës së sotme i janë bashkuar edhe shqiptarë të Diasporës.

Një qytetar ndërsa foli për News24, theksoi se vjen nga Londra, dhe i është bashkuar kësaj revolte, për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai akuzoi politikanët se nuk kanë punuar për vendin, por vetëm e kanë vjedhur atë.

“Jam në këtë protestë që të bëhet ky vend. Ky vend nuk është bërë sepse ata që na kanë drejtuar janë vetëm për të vjedhur, nuk mendojnë për popull. Ky vend duhet të bëhet që të mos ikë rinia siç ikëm ne”, tha mes të tjerash ai.