Ballina Europë Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një...

Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua

96
0

Një grua rreth të 50-ave u plagos rëndë pasi u godit me thikë gjatë një shërbese në një kishë katolike në County Waterford, në Irlandën jugore , tha policia të martën.

Policia arrestoi një burrë rreth të 30-ave në një banesë pranë vendit të ngjarjes së sulmit , i cili ndodhi pak para orës 10:00 të mëngjesit sipas kohës lokale në qytetin bregdetar të Tramore.

Gruaja u dërgua në spital me lëndime të rënda, të cilat, sipas autoriteteve, nuk janë kërcënuese për jetën.

Në një deklaratë, Dioqeza Katolike e Waterford dhe Lismore vlerësoi guximin e besimtarëve që nxituan të ndihmonin gjatë “incidentit të tmerrshëm ” .

“Dioqeza e Waterford dhe Lismore është thellësisht e tronditur nga incidenti i dhunshëm që ndodhi këtë mëngjes gjatë Liturgjisë Hyjnore”, thuhet në deklaratë.