Ballina Lifestyle Samuel L. Jackson kritikon Argjentinën për racizëm

Samuel L. Jackson kritikon Argjentinën për racizëm

85
0

Aktori i njohur amerikan Samuel L. Jackson ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale me një postim përpara finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës.

Sipas një postimi viral në Instagram, Jackson u ka bërë thirrje personave me ngjyrë që të mos mbështesin kombëtaren argjentinase, duke ngritur akuza për historinë e racizmit në këtë shtet.

Në postimin e tij, aktori 77-vjeçar ka përdorur një meme me personazhin racist Stephen nga filmi Django Unchained, të interpretuar prej tij, ku personazhi shfaqet me fanellën e Argjentinës.

Memeja përmbante një mesazh që pretendonte se Argjentina ka qenë historikisht një ndër vendet më raciste në botë, duke nxitur diskutime të shumta mes tifozëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.