Një protestues ka zgjedhur një mënyrë të veçantë proteste dhe tha se kryeministri Rama dhe qeveria e kanë humbur legjitimitetin. Ai tha se Rama tashmë është mbret pa popull sepse nuk i ka më 800 mijë votuesit që pretendon.
“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës, pasi ai ka humbur mbështetjen e 800 mijë votuesve. Po e dekorojmë.
Në sytë e tyre PS mendon se është e saktë,a ta janë të mençur dhe ne jemi budallenjtë.
Blendi Gonxhja sot na quajti budallenj.
Agjenda e tyre është manipulimi i fondeve, Gonxhja deklaroi se protesta e dëmtoi koncertin dhe kjo ishte një deklaratë nga një ministër i dështuar.
Kryeministri të mos bëjë të paditurin sepse prej 52 ditësh kei dalë për korrupsionin, mastrimet dhe për klasën e kalbur të 36 viteve
Ai e ndjek me shumë vëmendje dhe e di shumë mirë.
Në fillim tha na sillni 200 veta të negociojmë, pastaj tha se dhe ai po të ishte do të protestonte tani jemi sorra dhe korba. E kanë humbur legjitimitetin dhe po hedhin shumë gjëra që diçka të mbetet”, tha ai.







