Ballina Aktualitet Revolta e 52 kundër qeverisë, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave, shqiptarët kërkojnë largimin...

Revolta e 52 kundër qeverisë, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

55
0

Dita e 52-të e protestës para Kryeministrisë është shoqëruar me një tjetër valë mesazhesh dhe simbolikash nga qytetarët, të cilët kanë mbushur sheshin me pankarta dhe parulla kundër qeverisë dhe klasës politike.

Nën thirrjet për ndryshim dhe “një Shqipëri të re”, protestuesit kanë përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e elitës së vjetër politike dhe nisjen e një procesi të ri politik.

Me pankarta në duar dhe mesazhe të shkruara edhe në gjuhë të huaj, qytetarët kanë përcjellë kritika për qeverisjen, sistemin zgjedhor, korrupsionin dhe politikat ndaj zonave të mbrojtura e investimeve strategjike.