Ballina Kronika Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Angli Sabri Sopoti/ 60-vjeçari i dënuar me...

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Angli Sabri Sopoti/ 60-vjeçari i dënuar me 24 vite burg për vrasje

87
0

Sabri Sopoti, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është arrestuar në Angli. Ndaj 60-vjeçarit është vendosur një dënim prej 24 vitesh burg për një vrasje të kryer më 24 dhjetor 1999.

Ai do të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet në Angli, një shtetas i dënuar me 24 vjet burgim, për vrasje me paramendim.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit të koduar “The Ëanted”, u kap në Angli, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Sabri Sopoti, 60 vjeç.

Gjykata e Dibrës, e ka dënuar këtë shtetas, me 24 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më datë 24.12.1999, shtetasi Sabri Sopoti ka vrarë me armë zjarri (automatik), shtetasin B. K.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Manchester, me qëllim ekstradimin e 60-vjeçarit, në Shqipëri.