Ballina Politika Keni frikë nga veza’, Zhupa akuza: Jeni hajdutë e terroristë, duhet të...

Keni frikë nga veza’, Zhupa akuza: Jeni hajdutë e terroristë, duhet të zhdukeni se jeni e keqja e madhe e vendit!

75
0

Pasi Niko Peleshi i tërhoqi vërejtje Taulant Ballës për fjalët e përdorura në Kuvend, Ina Zhupa tha se kjo nuk mjafton. Ajo tha se qeveria dhunon protestuesit jashtë parlamentit sepse i trembet vezës. Më pas iu drejtua me akuza duke i quajtur deputetët “hajdutë” dhe “terroristë”, që i kushtuan edhe asaj një vërejtje.

Ina Zhupa: Nuk kalohet me një vërejtje personi që në vetë të parë u ka hipur policëve mbi koka! Jeni mazhorancë hajdutësh dhe frikacakësh se vidhni çdo ditë! U vidhni qytetarëve çdo shpresë dhe pastaj jeni frikacakë! I dhunoni se keni frikë nga veza! Nuk është kualifikuar deri më sot veza si armë që mund të cenojë sigurinë tuaj!

Kushtetuta thotë sovraniteti i përket popullit! Ka 53 ditë që kërkon sovranitetin e vet! I quajtët terroristë ata njerëz qe janë qytetarët më të mirë dhe të përgjegjshëm të këtij vendi, kur të vetmit terroristë jeni ju! Ju keni shkatërruar çdo sektor të këtij vendi! Vjen ministri dhe u thotë protestuesve budallenj! Nuk e meriton një vezë ky? Protestuesit që e paguajnë! U thua terroristë! Nuk e meriton një vezë ti? E meriton edhe më shumë! Ju duhet të zhdukeni nga jeta politike e vendit sepse jeni e keqja e madhe e këtij vendi!

Niko Peleshi: Tërheqje vëmendjeje për deputeten Ina Zhupa në bazë të rregullores.