Ballina Lifestyle ​Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie kërkon ta heq mbiemrin e...

​Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie kërkon ta heq mbiemrin e babit

29
0

Kërkesa e Vivienne vjen pas kërkesave të ngjashme për ndryshim ligjor të emrit nga motra dhe vëllai i saj, Zahara dhe Maddox.

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Vivienne, po kërkon që ligjërisht të heqë mbiemrin e babit nga emri i saj.

18-vjeçarja ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit për të ndryshuar emrin e saj ligjor nga Vivienne Marcheline Jolie-Pitt në Vivienne Marcheline Jolie. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga PEOPLE, arsyeja e ndryshimit të emrit është shënuar si “personale”.

Seanca dëgjimore për kërkesën e Vivienne është caktuar për 2 nëntor, sipas dokumenteve të gjykatës. Kjo kërkesë është treguesi më i fundit se Vivienne është distancuar nga mbiemri Pitt.

Në maj të vitit 2024, Vivienne u rendit si “Vivienne Jolie” në programin zyrtar të shfaqjes së Broadway-t The Outsiders, ku ajo ndihmoi nënën e saj në produksionin e shfaqjes.

Vivienne nuk është fëmija i parë nga gjashtë fëmijët e Jolie dhe Pitt që ndërmerr hapa për të hequr “Pitt” nga emri.

Zahara po kërkon ta ndryshojë ligjërisht emrin në Zahara Marley Jolie, ndërsa Maddox dëshiron të bëhet Maddox Chivan Jolie. Në vitin 2024, edhe vajza e tyre Shiloh paraqiti kërkesë për të hequr “Pitt” nga emri i saj dhe për ta ndryshuar në Shiloh Jolie.

“Është e dhimbshme të shohësh dikë që vazhdimisht e bën publike arritjen e largimit të fëmijëve nga prindi tjetër,” tha më herët për PEOPLE një burim pranë aktorit të njohur. Kërkesa e Shiloh u miratua në gusht të vitit 2024. Ndërkohë, kërkesat e Zahara dhe Maddox janë ende në shqyrtim, me seancën e Zahara-s të caktuar për 28 shtator dhe atë të Maddox për 14 shtator, sipas dokumenteve të mëparshme gjyqësore të siguruara nga PEOPLE.

Vivienne, së bashku me vëllain e saj binjak, Knox, të lindur në korrik të vitit 2008, është më e vogla nga gjashtë fëmijët e Jolie dhe Pitt.

Ndryshimet e emrave vijnë pas vitesh raportimesh për marrëdhënie të tensionuara mes fëmijëve dhe Pitt, pas ndarjes së tij të vështirë me Jolie në vitin 2016, pas dy vitesh martesë dhe më shumë se një dekade si çift. Divorci u finalizua në fund të vitit 2024, pas një beteje të gjatë ligjore. Megjithatë, ata vazhdojnë të jenë në një mosmarrëveshje ligjore lidhur me Chateau Miraval, kantinën franceze të verës që dikur e zotëronin së bashku.