Ballina Kronika “Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer nga zyra”/...

“Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer nga zyra”/ Gjyqi në Administrative, Veliaj: Mandati i kryetarit të bashkisë s’mund të trajtohet si plaçkë

59
0

Po mbahet në Gjykatën Administrative seanca për çështjen mes Erion Veliajt dhe Ols Dados, ku paditës është kryebashkiaku i Tiranës, ndërsa të paditur janë Ols Dado dhe institucioni i Presidentit të Republikës.

Kreu i Bashkisë Tiranë pretendon se emërimi I prokurorit Dado është bërë në shkelje të rregullave,.
Në seancë, Veliaj u shpreh: Është evidente që po krijohet asimetri. Një pale po i shtohet interesi publik, të paditurit po i largohen të tjerët, KLP dhe Avokati i Shtetit. Ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë, ose ka kuptuar atë që di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror dhe kryebashkiaku është arrestuar. Mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer nga zyra. Kjo shoqatë e legjitimuar, pesha juaj i nderuar është për të rikthyer besimin te drejtësia. Nëse dikush mund të vishet si polic apo si prokuror në këtë teatër, merr në qafë një qytet të tërë. Unë dy fitore i kam marrë edhe pa shkuar në Strasburg. Nëse më rrëmbyen mua, mund të rrëmbejnë këdo tjetër.