Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Italisë 36-vjeçarin Juljan Kollçaku, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Sipas Policisë së Shtetit, Gjykata e Firences i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Ekstradimi u krye nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen dhe dorëzimin e personave të kërkuar. 36-vjeçari do të përballet me drejtësinë italiane për akuzat që rëndojnë ndaj tij.







