Nga Adriana Kalaja
Sipas informacioneve që kam marrë në rrugë jozyrtare, por edhe sipas asaj që kuptova ditën që u thirra nga SPAK për të dhënë deklarime lidhur me kallëzimin tim penal për çështjen Bankers, është se ndaj të pandehurës Balluku jo vetëm po hetohet në disa drejtime, por se po përdoret një tentativë nga ana e SPAK që këto drejtime të mos takohen në asnjë pikë me shefin e saj, banditin Kryeministër.
Një nga këto drejtime janë edhe hetimet që po bëhen lidhur me tenderët dhe jo vetëm, të bërë gjatë kohës që mafiozja Belindë ka drejtuar shoqërinë “Albcontrol” sh.a. (ish ANTA), e konvertuar në entin publik Albcontrol, e njohur si Agjencia Kombëtare e Trafikut Ajror, por që sipas historikut është shfaqur disa herë e në shumë raste në kolaps të plotë, siç janë rasti i tërmetit, çështja Becchetti, Covidi apo Air Albania.
Të gjitha këto “çuditërisht”, në kohën që kjo shoqëri drejtohej nga e pandehura Balluku, apo edhe vila në Palasë, si kundërshpërblim prej 146 mijë eurosh për një tender 1 milion euro dhe, duke e imagjinuar se sa përfitime ka pasur kjo mafioze në tenderimet prej 10 miliardë eurosh.
Po kështu, kemi parë në gjithë këto vite sesi punonjës të kësaj shoqërie u detyruan të shkojnë deri në grevë urie (rasti i kontrollorëve ajrorë), apo rasti sesi, në shkelje të Kodit të Punës dhe në shpërdorim të detyrës, për mbi 2.5 vite, punonjësve të kësaj shoqërie u është paguar gjysma e pagës me rastin e Covidit (ku 8 orëve në punë u shtoheshin edhe 2 orë vajtje-ardhje në trafik dhe në fund të muajit merrnin gjysmë page), ndërkohë që shoqëria rezultonte me fitim dhe se një pjesë e këtyre kanalizoheshin për shpenzime luksi apo shlyerje detyrimi ndaj Becchettit.
Meqenëse dje u mbushën 10 vite nga dita kur u miratua dhe u vu në jetë Reforma e PADrejtësisë dhe se unë bëj pjesë në ata individë që kam ngritur ndër të parët zërin se produkti do të ishte ky që po paguajnë qytetarët sot:
Mungesë aksesi në drejtësi;
Zgjatje afatesh gjykimi në ekstrem;
Ulje cilësie në vendimmarrje;
Rritje të kostove të shtetit për çështjet e fituara në GJEDNJ (edhe për ata magjistratë që shkarkoi motra e të pandehurës Balluku, që quhej vetting).Ø
Ajo që sot shohim pas 10 vitesh, përveçse, ashtu siç e pohoi edhe mbrojtësi më i madh i kësaj mafioze, Altin Dumani, se korrupsioni është rritur disa herë me ngritjen e SPAK-ut, hetimet e fëmijëve të munguar të mafiozes Yuri Kim në gjithë këto vite treguan se:
-Vettingu me vettingashët e partisë, nga motra e Ballukut e deri te ata që sot kanë kapur sistemin e drejtësisë, e kthyen atë në një luftë klasash;
– U harxhua gjysmë miliardë USD për ta çuar drejtësinë në kolaps total;
-Zero para janë parandaluar të grabiten apo të kthehen në Buxhetin e Shtetit pasi u grabitën nga banditët në pushtet.
Nga ana tjetër, unë nuk kam reshtur së depozituari në SPAK çdo aferë korruptive dhe kriminale, por sidomos antishqiptare (të hënën bëhet numri 100), të konsumuar nga këta banditë dhe, kësisoj, të jap ndihmesën dhe mbështetjen time për rikthimin e Shtetit Ligjor të së Drejtës, të cilën do të vijoj ta bëj, ashtu si në rastin konkret.
Në këtë kuptim, pyetjet ndihmëse dhe të bazuara në prova, të cilat shumë shpejt do t’i përcjell pranë SPAK-ut, lidhen me faktin që, përveç sa është ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të të pandehurës Balluku në këtë veprimtari antiligjore:
Sa fonde ka paguar Albcontrol për çështjen Becchetti, ndërkohë që punonjësve u mbahej paga?
A ishin këto pagesa që detyruan qeverinë kriminale ta kthente shoqërinë Albcontrol në entin publik Albcontrol?
Sa fonde nga Albcontrol kanë dalë për Aeroportin e Kukësit, që sot do të bëhet park fotovoltaik?
Çfarë përfitoi shoqëria Albcontrol nga këto pagesa për Aeroportin e Kukësit?
Sa është shpenzuar për Kullën e Lëvizshme të Aeroportit të Kukësit?
Sa është dëmi i shkaktuar Albcontrol-it nga shoqëria Air Albania, që përdorej për udhëtime private nga banditi Kryeministër?
Si është zhvilluar procedura e tenderit “Blerje dhe instalim Radari Mode-S Enhanced”, me vlerë 231,143,196 lekë, pra mbi 2 milionë euro?
Si është zhvilluar procedura e tenderit të pastrimit, me shpenzime që shkonin në 20,000 euro në muaj?
Si është zhvilluar procedura e tenderit të Sigurimit të Riskut nga të tretët dhe aksidentet ajrore dhe a jemi në kushtet e rrezikimit të ekzistencës së tij?
A mund të lihet pa siguruar Albcontrol dhe a duhej vënë në dijeni Eurocontrol për rrezikun që mund të përfshinte në çdo moment hapësirën ajrore shqiptare?
Referuar provave që disponoj dhe atyre që do t’i vë në dispozicion të SPAK-ut, pyetja kryesore, që i drejtohet ish-drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, ndryshe mbrojtësi më i flaktë i saj, është se pse, pas kallëzimeve që janë bërë lidhur me shkeljet e cituara në tre pikat e fundit sa më sipër (ka edhe për të tjera),
Ka vendosur kalimin për kompetencë lëndore dhe tokësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë?
Lidhur sa më sipër, jo vetëm që kontrata e mëparshme përfundoi në datën 08.02.2025, ndërsa e radhës u lidh në datën 18.07.2025, ku, siç evidentohet, për 5 muaj e 10 ditë, Albcontrol sh.a. ka qenë në rrezik ekzistencial dhe potencial, i cili mund të shkaktonte në çdo moment një dëm për sigurinë kombëtare (periudha e pasigurimit të Albcontrol sh.a. përkon edhe me zgjedhjet e 11 majit 2025), por Shefi i Prokurimeve (megjithëse jurist), ka shkelur në mënyrë sistematike ligjin, pasi është në konflikt të pastër interesi, sepse bashkëshortja e tij punon te Albsig sh.a., ku Albsig sh.a. është një nga operatorët e Bashkimit Ekonomik fitues të kësaj procedure.
Gjithashtu, me pikëpyetje të mëdha është shoqëruar edhe financimi për rikonstruksionin e Spitalit Francez pranë QSUT-së, ndërkohë që situata financiare, pas pagesave periodike ndaj Becchettit, ishte e rëndë (pa përmendur një tapet persian për zyrën e saj me kosto 80 mijë euro).
Derisa të japë përgjigje, por edhe ligjore, mbrojtësi më i zjarrtë i të pandehurës Balluku, shkurtimisht po ju jap disa fakte të reja, të cilat duhet të ndihmojnë hetimet e SPAK-ut, si:
• Sa janë shpenzuar nga kjo shoqëri për bileta avioni dhe turne jashtë vendit, për udhëtime pune, por edhe për udhëtime “qefi”?
• Sa është përfitimi në aspektin profesional dhe ligjor nga këto udhëtime (që shkojnë në miliona euro)?
• Pse janë blerë në moment të fundit, sipas situatës financiare, këto bileta?
• A janë udhëtime të programuara më parë e që hidhen në sistem në moment të fundit për t’u fituar nga operatori i paracaktuar, apo janë udhëtime të vendosura në moment të fundit?
• Sa nga këto fonde që ka përfituar operatori i paracaktuar, a ia ka kthyer një pjesë për udhëtime luksi drejtuesve aktualë dhe të mëparshëm në Albcontrol?
Ju që më keni mbështetur dhe njohur gjithë këto vite (aq më shumë edhe SPAK-u), e dini shumë mirë që pyetjet e mia bazohen vetëm në fakte dhe prova…, prandaj, në këtë kuadër, mirë është që nga ana e SPAK-ut të hetohen udhëtimet e qefit në Tajlandë e jo vetëm, të paguara nga buxheti i kësaj kompanie, udhëtime në të cilat merrnin pjesë jo vetëm miq e familjarë të të pandehurës Balluku, por edhe familjarë të njerëzve me pushtet që punonin padrejtësisht në Albcontrol si:
Viola Haxhiademi (ish-Sekretare e Përgjithshme te e pandehura Balluku, sot drejtuese e KESH);
Joana Bushi (bashkëshortja e Eno Bushit);
Anila Malaj (ish-shefe prokurimesh te e pandehura Balluku, por më gjerë sqarimet më poshtë te PS);
Irma Dobroniku (mike e afërt me të pandehurën Balluku, deri vonë në krye të KPP);
Laureta Omeri (ish-Shefe e Kabinetit të të pandehurës Balluku, ish-nënkryetare e Bashkisë Vorë, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme në Albcontrol dhe bashkëshortja e Petrit Drinit, ndaj të cilit janë paguar shumë shpenzime për “fizioterapi”);
Ogren Balluku (vëllai i të pandehurës Balluku);
Neda Balluku (bashkëshortja e Ogren Ballukut);
Sokol Balla (bashkëshorti ndaj të cilit e pandehura Balluku ka paguar shuma të mëdha për “reklama”);
Dritan Isaku, drejtori kukull aktualisht (vijon ta drejtojë e pandehura Balluku);
Ana Shkëmbi (mbesa e bashkëshortes së Fatmir Xhafës);
Norbis Qazimi (vëllai nga nëna i Fatmir Xhafës);
Ledio Ruçi (djali i Gramoz Ruçit);
Tomi Agaçi (familjar i Ëngjëll Agaçit);
Mirlinda Karçanaj (ish-anëtare e Bordit dhe ish-drejtuese e AKSHI);
Sulo Hadëri (ish-dekan i Fakultetit Ekonomik, i cili u ka dhënë, në kundërshtim me ligjin, “doktoratura” dhe dypunësime si pedagogë rilindësve të partisë);
Redi Fino (djali i Bashkim Finos);
Florjan Gjiknuri (djalë xhaxhai me Damjan Gjiknurin);
Adela Hasani (kushërirë e parë e të pandehurës Balluku);
Uelki Çashku (kushëriri i parë i të pandehurës Balluku);
Blerta Tusha (gruaja e Kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi);
Ardit Çollaku (shoku i ngushtë i Olsi Ramës);
Kledi Ushe (djali i shoferit, që e bëri kontrollor e pandehura Balluku);
Alketa Pano (sekretare e të pandehurës Balluku dhe me lidhje me ish-drejtorin Maksim E’themaj, ndaj të cilëve kam referuar kallëzim në SPAK);
Lorela Reçi (kushërirë e parë e të pandehurës Balluku, e cila, thonë se, megjithëse është larguar, vijon e merr rrogën në Albcontrol);
Adela Hasani (kushërirë e parë e të pandehurës Balluku);
Eda Vëngu (bashkëshorte e Piro Vëngut);
Evis Mamaj (mike e afërt me të pandehurën Balluku, deri vonë shefe finance në ministri).
Siç lehtësisht evidentohet, një nga personat që ka ndjekur “këmbë pas këmbë” të pandehurën Balluku, jo prej dëshirës së saj, por si vëzhguese nga banditi Kryeministër, është Viola Haxhiademi (sot, si drejtuese e KESH-it, ka hapur e-tenderin për 20 milionë euro për tigrat e Vlorës, fakte të cilat do të përcillen së shpejti në SPAK).
Çudia më e madhe që shoqëron të gjitha këto skandale është se pjesa dërrmuese e këtyre Lajeve e Zeqineve të partisë, të çdo gjinie, kanë qenë pjesë e stafit pranë Bashkisë Tiranë në periudhën që drejtohej nga banditi Kryeministër.
Rastësisht vallë?
Do ta shohim në vijim…..
Ndërkohë, sa më sipër, SPAK-u ka shumë punë për të bërë, që nga hetimet sesi merreshin punonjës të Albcontrol nga Laureta Omeri (me shkelje të rënda me të akuzuarin prej meje, Ceno Klosi, por që do të merremi në vijim), e çoheshin me autobusë dhe me detyrim në fushatë në Vorë. Ju siguroj se kushdo prokuror apo gjyqtar që do t’i amnistojë këta banditë antishqiptarë, shumë shpejt do t’i zërë vendin para drejtësisë.
Ju e dini që unë e mbaj fjalën.
Kush e ka radhën?
Më ndiqni të hënën.
Ora dhe vendi i takimit nuk kanë ndryshuar.
PS: Bashkë me celularët e ish-drejtorit të Bel(l)a Mafias, në komunikimet me bashkëshorten apo të dashurën, SPAK duhet të hetojë edhe celularin e Anila Malajt (ish-shefe prokurimesh te e pandehura Balluku), që sipas informacioneve që kam, numrin e telefonit, që e kishte regjistruar në emrin e vet, në fakt e përdorte e pandehura Belindë.







