Ballina Aktualitet E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të...

E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat

76
0

Shqipëria do të jetë këtë të shtunë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe kushte të favorshme atmosferike në të gjithë territorin

Sipas parashikimit, gjatë gjithë ditës do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.

Sa i përket temperaturave, vlerat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius, kryesisht në zonat e Tiranës, Elbasanit dhe Beratit.