Ballina Sport ​Man United merr frymë lehtë, dëmtimi i Lisandro Martinezit nuk është serioz

​Man United merr frymë lehtë, dëmtimi i Lisandro Martinezit nuk është serioz

67
0

Manchester United ka marrë lajme inkurajuese sa i përket gjendjes së mbrojtësit Lisandro Martinez, pasi dëmtimi që ai pësoi në finalen e Kupës së Botës 2026 nuk konsiderohet serioz.

Reprezentuesi argjentinas u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë të finales ndaj Spanjës, ndeshje të cilën Argjentina e humbi me rezultat 1-0. Megjithatë, pavarësisht dëmtimit, Martinez u përfshi në formacionin më të mirë të turneut falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera gjatë Botërorit, ku ishte titullar në shtatë nga tetë ndeshjet e Argjentinës.

Sipas raportimit të “Manchester Evening News”, 28-vjeçari është aktualisht në pushime pas angazhimit me Kombëtaren, ndërsa pritet t’i bashkohet Manchester Unitedit gjatë fazës përgatitore. Burimet pranë klubit besojnë se lëndimi nuk është i rëndë dhe nuk do ta mbajë larg fushave për një periudhë të gjatë.

Ky zhvillim vjen si një lehtësim për “Djajtë e Kuq”, të cilët tashmë po përballen me mungesën e Matthijs de Ligt, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i pësuar në fund të vitit të kaluar.

Martinez ka vuajtur shpesh nga lëndimet që prej transferimit në “Old Trafford”, përfshirë edhe një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar në vitin 2025, çka kishte bërë që drejtuesit e klubit të shqyrtonin mundësinë e afrimit të një mbrojtësi tjetër gjatë afatit kalimtar.

Megjithatë, paraqitjet e tij në Kupën e Botës kanë rikonfirmuar rëndësinë e tij në repartin defensiv të Manchester Unitedit, ndërsa klubi pritet të monitorojë nga afër gjendjen fizike të mbrojtësit argjentinas para fillimit të sezonit të ri.